Buffon do ta vazhdojë kontratën me Parisin deri në vitin 2021

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon mund të nënshkruajë kontratë të re me francezët, e cila do ta mbante atë në Francë deri në vitin 2021.

Sipas gazetës së njohur spanjolle “ESPN”, PSG-ja është e gatshme që t’ia rinovojë kontratën Buffonit për një sezon tjetër.

Italiani u transferua te Parisi në vitin 2018-të si transfer i lirë nga dhe nënshkroi kontratë 1 vjeçare.

Por, siç duket veterani italian do ta luajë edhe një sezon me francezët, pra për sezonin 2020/2021.