Gianluigi Buffon - fcb

Buffon thotë që Mbappe mund të krahasohet me Del Pieron e Tottin

Portiergi legjendar italian Gianluigi Buffon, ka folur për bashkëlojtarin e tij të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.

Buffon ka thënë që Mbappe e ka merituar trofeun e kampionatit botërorë.

Italiani Mbappen thotë se mund ta krahasojnë me Roberto Baggion, Del Pieron dhe Tottin.

“Ai e meritonte atë trofe në Botëror duke pasur parasysh edhe cilësitë e tij. Në Itali mund të krahasohet me Baggion, Del Pieron dhe Tottin. Megjithatë ai ka një talent të jashtëzakonshëm, që unë i kam parë rrallë. Është fenomen dhe nëse vazhdon të jetë entuziast, mund të mbizotërojë për shumë kohë në futboll”, ka thënë Buffon për Mbappen.