Zbulohet projekti për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës (FOTO)

Sot është bërë prezantimi I projektit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës I cili do të nderohet në Drenas.

Projekti i stadiumit është i paraparë të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare të FIFA-s dhe UEFAS, kurse kapaciteti I këtij stadium prite të jenë mbi 30 mijë ulëse dhe do të përdoret për lojërat ndërkombëtare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova duhet ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan.

“Me ato projeksionet që i mendon ministri, pa përkushtimin e tij nuk do të mund ta bënim këtë projekt. Le ta shikojnë të gjithë, ajo çfarë duhet të ndodhë është kjo. Kosova duhet ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan dhe ky duhet të ndërtohet. Djemtë tanë janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme. Këta djem po tregojnë se kur jemi të vendosur arrihet gjithçka, mundet gjithkush, kështu mund ta fitojmë betejën për të mirë tonë. Këta po tregojnë se Kosova ka mundësi me pasë sukses, si Majlinda Kelmendi dhe këta djem”, tha Kadri Veseli.

 

Kryetari I FFK-së, Agim Ademi u shpreh i lumtur për ndërtimin e këtij stadium dhe se ky popull e don futbollin.

“Më vjen shumë mirë që ky stadium po bëhet në këtë kohë jo vetëm për futbollistët, por edhe për publikun tonë sepse kërkesat e tyre janë vazhdimisht. Ne e kemi stadionin Fadil Vokrri me 12 mijë ulëse, në sistemin online për ta siguruar një ulëse aplikoni mbi 100 persona, që do të thotë se ky popull e don futbollin.

 

Prezent ishte edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës Milot Rashica tha se do të mundohen të japing maksumin në futboll dhe do të mundohen t’i bëjnë krenarë të gjithë.

“Bashkë me bashkëlojtarët kemi me u mundu në fushën e futbollit me dhënë maksimumin dhe shpresoj që kemi me vazhdu me ju bë krenarë. Po shihet interesimi i njerëzve me shiku jo vetëm kur po luajmë në Prishtinë, por edhe kudo dhe besoj që këta njerëz e meritojnë stadiumin”, tha ai sulmuesi i Kosovës.

Projektin e këtij stadiumi e ka realizuar arkitekti turk Murat Tabllandiogllu dhe u shpreh i lumtur që e dizajnoi këtë stadium

Kosova deri më tani i ka luajtur ndeshjet ne stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.