Abdixhiku: LDK dhe VV kanë vendosur që stadiumi kombëtar të ndërtohet në Bërnicë, jo në Drenas

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se posti i kryeparlamentarit dhe presidentit duhet t’i takojnë LDK-së, e për pozitën e fundit thotë se kriteret i përmbush Isa Mustafa.

Ai në një debat në T7, tha se nga takimet për formimin e koalicionit mes LDK-së dhe Vetëvendosjes është diskutuar edhe për lokacionin e ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Sipas tij, këto dy parti kanë vendosur që ky stadium mos të ndërtohet në Drenas por në Bërnicë të Prishtinës.

“Gjatë bisedimeve me Vetëvendosje kemi vendosur që stadiumi kombëtar të ndërtohet në Bërnicë dhe jo në Drenas”, u shpreh Abdixhiku.

Kujtojmë se vendi i ndërtimit të stadiumit të kombëtares së Kosovës ka krijuar polemika mes partive politike.

Partia Demokratike e Kosovës kishte vendosur që ky stadium të ndërtohet në Drenas.

Mirëpo, në një hulumtim të KALLXO.com në fund të vitit 2017 kishte shpalosur se zhvendosja e stadiumit kombëtar nga Prishtina në Drenas është bërë duke shkelur një vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës të vitit 2014.

Ndryshimi i Dyshimtë i Lokacionit dhe Projektit të Stadiumit