Zanetti: Icardi do ta ripërtërij kontratën në kohën e duhur

Zëvendës Presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur për sulmuesin Mauro Icardi, pasi pas eliminimit të skaudrës italiane nga Liga e Kampionëve, për argjentinasin janë vërshuar ofertat në drejtim të tij.

Zanetti ka thënë se Icardi është shumë i lumtur dhe do të nënshkruaj kontratën në kohën e duhur.

“Mauro është shumë i lumtur në Inter edhe ne jemi të lumtur më të”, ka thënë Zanetti për “Tutttomercatoëeb”.

Legjenda i Interit, ka thënë se renovimi për Icardin do të vij në kohën më të përshtatshme, ai ka shtuar se Mauro është pikë referimi për ‘neroazurët’.

“Rinovimi do të vij në kohën më të përshtatshme, në të gjithë jemi duke pritur për të. Ai është i rëndësishëm për neve edhe në fushë, ai është kapiteni, dhe është pika e referimit për ne”, ka theksuar Zanetti.

Icardi ka një klauzolë të largimit në vlerë prej 110 milionë eurove.