Foto: Atdhe Mulla-Kallxo.com

Yll Hoxha: Nuk e kemi pritur këtë fitore me rezultat kaq të thellë

Njëri prej lojtarëve më të mirë të Feronikelit, Yll Hoxha është deklaruar për media pas triumfit të skuadrës së  tij në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Trepçes ’89, ku e mundën skuadrën nga Mitrovica me rezultat 5-1.

Hoxha ka thënë se nuk e kanë pritur këtë fitore me këtë rezultat kaq të thellë, mirëpo ata e shfrtyëzuan këtë situatë dhe e fituan ndeshjen.

“Në fakt nuk e kemi pritur që të arrijmë këtë fitore me rezultat kaq të thellë, ne jemi qasë në ndeshje maksimalisht të fokusuar që ta fitojmë ndeshjen. Mirëpo ja që ndodhi  i shfrytëzuam të gjitha rastet dhe jam shumë i lumtur për këtë fitore. Pikë së pari duam të pushojmë një javë, sepse jemi lodhë shumë ka qenë një kampionat shumë i gjatë”, ka deklaruar Yll Hoxha.

Yll Hoxha, në ndeshjen kryesore në Superligë, e shënoi golin e trofeut ndaj Prishtinës në Drenas para një jave.

Kujtojmë, se Feronikeli para një javë u stolis me titullin e kampionit.