Vlera e Liverpoolit arrin me mbi 1.1 bilionë euro prej ardhjes së Jurgen Kloppit (FOTO)

Liverpool arriti që në këtë sezon ta rrëmbej titullin e garës më të vlefshme në Europë, asaj të Ligës së Kampionëve.

Djelmoshat e drejtuar nga Jurgen Kloppi arritën që me meritë të triumfojnë finale duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-0.

Ata po ashtu u pozicionuan në vendin e dytë në Premierligë.

Jurgen Klopp erdhi në vitin 2015 në Liverpool.

Sipas faqes së vlersimeve “Transfermarkt.co.uk”, prej ardhjes së Kloppit në Liverpool, klubit iu është rritur vlera më të madhe.

Në vitin 2015 vlera e Liverpoolit ishte 400 milionë euro, ndërsa tani në vitin 2019 është rritur në 1.1 bilionë euro.

Kjo rritje e madhe e vlerës së klubit padyshim që është edhe meritë e gjermanit Jurgen Klopp.