Van Basten parashikon rezultatin e ndeshjes Juventus-Ajax

Ish-lojtari i Ajaxit, Marco Van Basten, ka folur sot për ndeshjen Juventus-Ajax, që zhvillohet sonte në stadiumin “Allianz Stadium” në Torino.

Për gazetën torineze “Il Corriere di Torino”, Van Basten ka parashikuar se Juventus do ta fitojë këtë ndeshje me rezultat 2-1, dhe do të shënojë përsëri Cristiano Ronaldo.

“Juventusi do të fitojë 2-1, do të shënojë edhe një herë Cristiano Ronaldo. Ajax është i fortë, më pëlqen mënyra se si luan. Kur kanë topin në zotërim, lojtarët e Ajax japin shfaqje mbresëlënëse. Sidoqoftë, ata nuk janë aq të mirë, kur duhet të mbrojnë”, ka thënë Van Basten.