Valverde: Lyon nuk është skuadër e dobët, duhet të luajmë mirë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve për 1/16 të finaleve, ku skuadra e tij do të përballet me Lyonin.

Barcelona në letër shihet si favorit, ndaj Lyonit, por Valverde nuk mendon kështu.

“Asnjë skuadër nuk është favorite, të gjitha skuadrat që e kanë kaluar fazën e grupeve janë të forta. Ndaj Lyon duhet të luajmë mirë nëse duam të kalojmë në çerek finale, nuk duhet t’i nënvlersojmë, duhet që tani të fillojmë duke e analizuar lojën e tyre”, ka thënë Valverde.

Lyon – Barcelona do të luhet me 19 shkurt të vitit 2019-të.

Kurse ndeshja e kthimit luhet me 13 shkurt në Barcelonë.

 

Trajneri i Lyonit beson se mund ta eliminojnë Barcelonën