Valverde: Messi e Jordi Alba, kanë një lidhje speciale mes tyre

Trajneri i Barcelones, Ernesto Valverde, ka folur pas ndeshjes së Barcelonës e cila përfundoi me rezultatin 2-0, me golat e Dembeles dhe Messit.

Ai ka thurrur lavadata për Dembelen, duke thënë se po shënon gola të rëndësishëm, dhe do të dëshironte që të vazhdonte me këtë formë deri në fund të vitit.

Ai po ashtu ka thënë për Jordi Alban e Lionel Messin se kanjë lidhje speciale mes tyre.

“Dembele po shënon gola të rëndësishëm këtë sezon. Ai po stërvitet mirë gjithashtu. Shpresojmë që të mbajë këtë ritëm edhe gjatë vitit tjetër. Aty ka një lidhje speciale mes  tyre. Ata luajnë bashkë për disa vite dhe Alba është në nivele shumë të larta tani. Forma e tij e mirë është duke ndihmuar atë të lidhet mirë me Leon” ka thënë Valverde.