Trajneri i Lyonit beson se mund ta eliminojnë Barcelonën

Lyoni sot e ka kuptuar se më kë do të luajë në 1/16 e finaleve në Ligën e Kampionëve, e ai ekip është Barcelona.

Barcelona shikohet si favorite në këtë ndeshje dhe pritet të kalojë pa problem ekipin francez Lyon.

Trajneri i Lyonit, Bruno Genesio, ka deklaruar se ky është njëri prej shorteve më të komplikuara.

Ai po ashtu ka shtuar se janë gati që t’i bëjnë dy befasira në të dy ndeshjet ndaj Barces.

“Ky është një nga shortet më të komplikuara. Do të jetë një shfaqje shumë e bukur. Ne jemi në gjendje të bëjmë dy befasi. E kemi bërë me City-n. Kjo është e rëndësishme sepse jemi të vetëdijshëm për mjetet që i kemi. Duhet të mbështetemi në përballjen e dyfishtë kundër City-t. Nuk e di nëse Barcelona është më e fortë. Këto janë dy skuadra të mëdha. Barça ka një histori edhe më të fortë me Ligën e Kampionëve dhe kjo është e rëndësishme në këto momente. Ky kompeticion dhuron emocione sepse luajmë kundër ekipeve si Barca. Ne duhet të besojmë në veten tonë. Ka ende kohë për t’u përgatitur mirë”, ka thënë Bruno Genesio.