Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, Foto: FFK

Trajneri i Kosovës: I zhgënjyer me rezultatin, i kënaqur me paraqitjen

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka komentuar në një konferencë për media ndeshjen me Bullgarinë, e cila u mbyll me rezultat të barabartë.

Ai tha se është i zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me paraqitjen.

Challandes tha se kombëtares së Kosovës i mungoi efikasiteti.

“Të kishim shënuar më herët, gjërat do të shkonin më mirë”, tha trajneri i Kosovës pas ndeshjes me Bullgarinë e cila mbaroi me barazim 1 me 1.