Taiga, Arma më e Re Ruse në Luftën Teknologjike

“Taiga” parandalon aplikacionet që të përcjellin aktivitetin e përdoruesve.

Kompania ruse për siguri, InfoWatch Group, ka prezantuar telefonin e ri të mençur, i cili parandalon aplikacionet që të mbledhin të dhënat e përdoruesve.

Pajisja “Taiga” parandalon aplikacionet që të përcjellin aktivitetin e përdoruesve, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me komunikim afarist, dokumente, fotografi dhe po ashtu parandalon që aplikacionet të mbledhin informacionet e përgjithshme për përdorimin e tyre.

50.000 telefonat e parë tashmë u janë dhënë të punësuarve në kompanitë, pronar i të cilave është qeveria, edhe pse telefoni ende nuk ka dalë në shitje të lirë./21 Media