Super derbi, Milan – Juventus, cila skuadër ka triumfuar më shumë (Foto)

Të dielën prej orës 20:30, të gjithë futbolldashësit, sytë do t’i kenë në ekrane televizive për ta parë super ndeshjen ndërmjet dy gjigantëve evropian, Milan – Juventus.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të xhiros së 12-të në  Serie A.

Juventus pas 11-xhirove deri më tani ka shkëlqyer, ku ka dhjetë fitore, një barazim dhe asnjë humbje, bianconerët kanë shënuar plotë 24 herë dhe kanë pranuar vetëm tetë gola.

Ndërsa Milan, ndodhet në pozitën e katërt me 21 pikë, ku nga 11 xhiro, ka shënuar gjashtë fitore, tri barazime dhe dy humbje.  Sulmi i Milanit deri më tani ka qenë produktiv në krye me Higuainin, por mbrojtja nuk ka qenë në nivel, ku ka pranuar deri më tani plotë 14 gola.

Kjo ndeshje do të jetë më e veçantë se herave tjera për disa arsye.

Cristiano Ronaldo, do të luaj për herë të parë ndaj Milanit në kuadër të Series A.

Ndërsa sulmuesi i Milanit Gonzalo Higuain, do të luaj ndeshjen e parë kundër Juventusit, prej se është transferuar te “Kuq e zinjtë”.

 

 

Ndeshje e veçantë do të jetë edhe për Leonardo Bonuccin, i cili në sezonin e kaluar ka qenë kapiten i Milanit, por gjatë afatit kalimtar të verës u transferua në Juventus, duke thënë se shtëpia e zemra e tij i përkasin Juventusit.

Deri më tani Milan dhe Juventus, janë takuar 77 herë.

Nga 77 takime, Milani i ka fituar 20 ndeshje, 31 Juventusi dhe 26 ndeshje kanë përfunduar me barazim.