Foto: Maurizio Sarri/ Facebook

Sarri e krahason Hazardin me Ronaldon e Messin

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, ka folur pas fitores së skuadrës së tij me rezultat 2-1, ndaj Watfordit, ku protagonist ishte Eden Hazard me dy gola.

Sarri ka thënë për Hazardin, se është shumë i rëndësishëm për ta, dhe e ka krahasuar me Ronaldon e Messin.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Messi është shumë i rëndësishëm për Barcelonën, Cristiano Ronaldo është shumë i rëndësishëm për Juventusin”, tha Sarri.

Ai po ashtu tregoi se është e vështirë për ta ndalur Hazardin, pasi ka shpejtësi dhe aftësi të veçanta.

“Eden është një lojtar shumë i mirë, i aftë të luajë në çdo pozicion. Për momentin po luan si “9 fals” dhe është shumë i aftë në atë rol. Sot shënoi dy gola dhe mendoj se krijoi edhe dy ose tri shanse shumë të mira. Ai është shumë i aftë të luajë për skuadrën dhe të krijojë hapësira për shokët e tij. Është e vështirë për ta ndalur atë, sepse ka cilësi, shpejtësi dhe aftësi të veçanta”, shoti Ai.

Eden Hazard, me dy golat e mbrëmshëm ka arritur koutën e 100 golave me Chelsean.

 

Chelesea fiton me 2 golat e Eden Hazard (Foto)