Salah bën magji edhe me Egjiptin e zvarrit portierin kundërshtar (VIDEO)

Egjipti i drejtuar nga Mohamed Salah mbrëmë është përballur me Guinean.

Egjipti arriti ta mposht Guinean me rezultat 3-1, në ndeshjen miqësore që u zhvillua ndërmjet këtyre dy kombëtareve.

Lojtari i Liverpoolit Mohamed Salah në minutën e 78’ i bëri një super driblim portierit të Guineas Aly Keita duke e zvarritur në fushë dhe në fund duke goditur shtyllën të cilën e konkretizoi në gol Ahmed Ali.

Më poshtë mund të shihni videon.