CNN - Salah lojtari më i mirë dhe më i nënvlerësuar i Premierligës ndonjëherë?

Ende është vetëm 29 vjeç, është një nga dy lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në Premier Ligën angleze, megjithatë shtrohet pyetja shumë logjike në këtë rast, a është Mohamed Salah ende i nënvlerësuar në raport me performancën e tij në fushën e futbollit?

Sipas analistit sportiv Simon Brundish, përgjigja është një PO kategorike – dhe ai ka disa statistika për ta vërtetuar këtë.

Në vitin 1999, francezi me emrin Thierry Henry erdhi në Arsenal nga Juventusi. Gjatë tetë viteve të ardhshme, Henry do të vuloste emrin e tij si një nga sulmuesit më të frikshëm në historinë e futbollit, duke lënë shenjë të pashlyeshme në historinë e Topçinjve të Arsenalit, skuadër kjo e cila gjatë sezonit 2003-04 nuk pësoi asnjë humbje përgjatë gjithë këtij sezoni.

Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, Mo Salah ndoqi rrugën e Henrit kur u trasnferua nga Italia në Angli – këtë herë në dobi të Liverpool-it.

Egjiptiani ka shënuar mbi 100 gola në vetëm katër sezone që nga transferimi i tij nga Roma, duke qenë udhëheqës i triumfit të gjashtë të klubit në Ligën e Kampionëve në vitin 2019 si dhe triumfues  i titullit të parë pas 30 vitesh në Premier Ligën angleze, një vit më vonë.

Ky numër golash bëhet edhe më i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh faktin se Salah zakonisht luan edhe në pozicione tjeranë fushë, e jo vetëm në pozitën e sulmuesit tipik siç është p.sh., Romelu Lukaku i Chelsea-s.

“Mendoj se si lojtar i Premier Ligës, Salah është i paprecedentë”, deklaroi Brundish për CNN Sport.

“Ai që do të mund t’i afrohej pak Salahut është Thierry Henry, por në kohën kur Henry ishte në moshën e Salah, ai veçse ishte transferuar në pozitën e sulmuesit qendror – deri në moshën 23-vjeçare, ndonjëherë luante edhe në anën e majtë.”

“Henry mund të jetë futbollisti tjetër më i nënvlerësuar në historinë e Premier Liges bashkë me Salahun.”

A e meriton çmimin e më të mirit, çmimin “Topi i Artë”? 

Me gjashtë gola në shtatë ndeshjet e tij të para, Salah ka pasur një fillim normalisht të frytshëm në sezonin 2021/22 të Liverpool-it në ligë.

Goli i tij mahnitës në barazimin 2-2 me kampionin në fuqi Manchester City në fillim të këtij muaji ishte një lloj mishërimi që ndërlidhet me shkëlqimin e tij  në fushë.

Të premten e kaluar u bë publike lista e ngushtë e për çmimin Topi i Artë për meshkuj, me Salah në mesin e 30 të nominuarve për çmimin më të madh individual të futbollit. Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të mbahet në Paris më 29 nëntor.

Pavarësisht 32 golave të shënuar, fitues i Këpucës së Artë të kampionatit në sezonin e tij debutues në Liverpool dhe përpjekjeve të tij që atëherë, Salah nuk ka dalë kurrë në podium për çmimin e Topit të Artë – një fakt që duket të jetë mjaft konfuz për Brundishin – megjithëse analisti sportiv beson se sulmuesi është në rrugën e duhur për t’u hakmarrë për çdo padrejtësi të mëparshme këtë sezon.

“Mendoj se nëse ai vazhdon kështu, nuk ka asnjë argument pse nuk do të duhej ta fitonte çmimin Topi i Artë,” tha Brundish.

“Nuk mendoj se ekziston ndonjë lojtar tjetër në botë i cili  po kalon diçka të ngjashme në këtë sezon në të cilin Salah po kalon aktualisht. Nëse Liverpool ka një ecuri të mirë në Evropë – ata përgjithësisht priren të jenë të mirë në garat evropiane – dhe të fitojnë ose titullin e Premier Ligës ose Ligën e Kampionëve, mendoj se ai ka momentumin.

“Mendoj se ai duhet ta kishte fituar atë në sezonin 2017/18, ai ishte lojtari më i mirë në planet atë vit. Paralajmërimi për këtë është se Messi ishte lojtari më i mirë në planet sepse ai është gjithmonë lojtari më i mirë në planet derisa s’ndalon së marruri frymë, mirëpo Salah ishte lojtari me performancën më të mirë.”

Shifrat i japin kredibilitet analizës së Brundish – 152 ndeshje të luajtura në Premier Ligë për Liverpool-in, 101 gola dhe 36 asistime. Këto nuk janë lloji i statistikave që kanë nevojë për kuantifikim ose shpjegim shtesë për të treguar madhështinë që ka Salah.

A është pra Salah i nënvlerësuar?

Duket paradoksale që një lojtar me një performancë tejet të mirë si dhe me një mal dëshmish statistikore mund të nënvlerësohet dhe megjithatë, – shton tutje Brundish-  një gjë e tillë pikërisht po ndodh.

Pasi ka punuar me klube të ndryshme të Premierligës, Brundish beson se Salah vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga shokët e tij. Megjithatë, në mediat kryesore sportive, ata që “përcaktojnë narrativën”, meritat shpesh pasohen me shpejtësi nga kritika.

“Ka gjithmonë një ‘Po, por…’ me Salah,” thotë Brundish.

Ata gjithmonë gjejnë një arsye për të thënë: “Po, por ai është egoist”, “Po, por ai nuk punon shumë”. Sadio Mane [shoku i skuadrës së Salah] do të vlerësohej më shumë nga ekspertët që përcaktuan narrativën, por statistikisht, ata nuk janë të krahasueshëm.

“Njëri është një futbollist i shkëlqyer i të gjitha kohërave, dhe tjetri është një futbollist i shkëlqyer, por ai nuk është një i madh i të gjitha kohërave dhe ne e kemi nënvlerësuar shumë atë”.

Etiketat ‘egoist’ dhe ‘dembel’ drejtuar Salah janë barra që Brundish i konsideron veçanërisht rënduese. Për një analist futbolli, e gjithë puna e të cilit sillet rreth përdorimit të të dhënave për të krijuar dhe mbështetur përfundimet, diçka e tillë është “shumë e bezdisshme”.

“Nuk mund të jesh aq egoist duke krijuar më shumë shanse për shokët e skuadrës se kushdo tjetër në ligë”, thotë Brundish.

“Nuk po flasim këtu se ai ‘ndonjëherë ai krijon shanse’ – Salah është në fakt më bujar se kushdo tjetër në të gjithë ligën. Kështu që ju nuk mund t’i përdorni ato narrativa – ato nuk mund të ekzistojnë në të njëjtën kohë – njëra është e gabuar dhe është është vënë në dukje në mënyrë të përsëritur.

“Ai nuk punon mjaftueshëm.” Epo, statistikisht, ai ka më shumë presion tek lojtarët kundërshtarë se cilido tjetër lojtar në Evropë që luan në një pozitë të tillë sikurse Salah. Si sulmues ai ka mjaftueshëm shumë rikuperime të topit krahasuar me shumë lojtarë të tjerë në Evropë.

Një pjesë e zhgënjimit të Brundish vjen nga besimi i tij se kritika të tilla vijnë me konotacione që çojnë në supozime të nënkuptuara negative në lidhje me karakterin e Salah.

“Kur e përdor gjuhën të tillë si egoiste, kjo është poshtëruese, kështu që po krijon një lloj kritike, por gjithashtu e çon mendjen edhe tek një rrugë të caktuar”, shpjegon Brundish.

“Çfarë do të thotë egoist? Kjo do të thotë se ai nuk pason, ai nuk është bujar dhe do të bëjë zgjedhje të këqija për përfitimin e tij personal. Në Angli, kjo është një punë e madhe sepse ne kemi këto tradita të vjetra shumë të tmerrshme që rëndojnë  – Të japësh për ekipin – është gjëja më e rëndësishme.”

Salah ngre Këpucën e Artë për sezonin 2017/18 në Premier League.

Linku