Salah kërkon largimin nga Liverpooli pas një sherri me Kloppin

Mund të duket e pabesueshme, por Mohamed Salah, po kërkon largimin nga skuadra e Liverpoolit, pas një sherri që ka pasur me trajnerin e skuadrës Jurgen Klopp.

Ylli i Liverpoolit pritet të jetë në tregun e transferimeve në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës spanjolle sportive,  “AS”, Salah i ka kërkuar Liverpoolit që ta nxjerr në shitje në afatin kalimtar të verës.

Arsyeja kryesore që Salah dëshiron largimin nga Liverpooli është pas një debati të fuqishëm që ka pasur me trajnerin gjerman Jurgen Klopp.

26-vjeçari egjiptian i ka kërkuar me ngulm Liverpoolit që të kërkonte “Transfer request”, por duket që klubi e ka bindur atë që mos ta bëjë këtë gjë dhe i ka premtuar se në fund të sezonit do t’ia mundësojnë transferimin në ndonjë klub, nëse deri atëherë nuk ndryshon mendje.

Salah deri më tani i ka shënuar 22 gola në të gjitha kompeticionet nga 45 ndeshje.