Ronaldo dënohet me 19 milionë euro për shmangie të taksave

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka bërë marrëveshje me një gjykatë spanjolle rreth akuzave për evazion tatimor duke paguar një gjobë prej 18.8 milionë euro, raporton BBC.

Një prani e madhe e mediave e priti ish-futbollistin e Real Madridit jashtë ndërtesës së gjykatës në Madrid, pasi gjykatësi refuzoi kërkesën e tij për t’u paraqitur në seancë përmes një videolinku, ose për të hyrë në gjykatë me veturë, në përpjekje për ta ikur nga vëmendja e gazetarëve.

Marrëveshja e arritur më parë përfshin një burgim prej 23 muajsh.

Por në Spanjë, vuajtja e burgut në dënimet nën dy vjet nuk është e domosdoshme.

Natyra jo e dhunshme e akuzës ndaj Ronaldos nënkupton se ai mund të mos e kalojë kohën prapa grilave.

Paraqitja e tij para gjyqit zgjati pak minuta pasi që Ronaldo pranoi marrëveshjen e ofruar nga prokurorët, raporton BBC.

Lojtari aktual i Juventusit, i cili luajti një ndeshje mbrëmjen e kaluar në ligën italiane, erdhi i buzëqeshur.