Ronaldo e çon Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Juventus është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-0.

Lojtari kryesor i kësaj ndeshje ishte Cristiano Ronaldo me tre golat e tij.

Ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar me rezultatin 2-0, në të mirë të Atleticos.

Juventus prej minutës së parë e pati inicativën duke e atakuar portën e Atleticos.

Goli i parë për ‘Zonjën e Vjetër’ erdhi nga Cristiano Ronaldo në minutën e 27’, pas asistimit të Federico Berndardeschit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

‘Bianconerët’ e nisën mirë pjesën e dytë, pasi e dyfishuan epërsinë me portugezin Ronaldo në minutën e 48’.

Momenti vendimtar i kësaj ndeshje ishte në minutën e 86’, kur Ronaldo shënoi për golin e tretë personal dhe rezultatin 3-0, duke e dërguar Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.