Marcelo dëshiron të bashkohet me Ronaldon në Juventus

Mbrojtësi i krahut të majtë Marcelo, nuk është duke kaluar ditë të mira në Real Madrid, prej largimit të Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo dhe Marcelo, kanë një miqësi të ngushtë dhe këtë e kanë shprehur publikisht në mesazhet që i kanë publikuar në rastin e largimit të Ronaldos nga Reali.

Sipas gazetës italiane “Tuttosport.com”, Marcelo është duke e menduar transferimin e tij në Juventus në afatin kalimtar të verës.

Me ardhjen e trajnerit Santiago Solari, gjendja e Marcelos vetëm sa ka shkuar duke u përkeqësuar, pasi në ndeshjen e fundit ndaj Alavesit, të cilën Reali e fitoj me rezultat 3-0, braziliani ishte rezervist.