Foto: Juventus/Twitter

Juventus shënon fitore të lehtë ndaj Sassuolos (Foto)

Juventus është rikthyer te fitoret duke e mposhtur Sassuolon me rezultat të thellë 3-0, si mysafir në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 23’ me golin e Sami Khediras.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë “Bianconerët”, i shënuan edhe dy gola.

Së pari Cristiano Ronaldo shënoi me kokë në minutën e 70’ pas një krosimi nga Miralem Pjanic.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Emre Can në minutën e 86’, ku shënoi një gol të bukur pas asistimit të Cristiano Ronaldos.

Juventus pas kësaj fitore vazhdon sigurt drejt titullit të kampionit, ku tani i ka grumbulluar 63 pikë nga 23 ndeshje, 11 më shumë se Napoli i cili gjendet në vendin e dytë.