Romagnoli: Higuain është sulmuesi më i mirë në botë

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, përkundër largimit nga Milan, duket se ende e ka simpatinë e kapitenit të “kuqezinjve”, Alessio Romagnoli.

Gonzalo Higuain gjatë afatit kalimtar të verës në vitin 2018 u transferua me shumë bujë nga Juventusi në Milan, por nuk arriti të tregojë formën më të mirë të tij tek ‘Rossonerët’.

Higuain gjatë qëndrimit të tij për gjysmë sezoni në Milan, arriti që në 15 ndeshje t’i shënojë vetëm gjashtë gola.

31-vjeçari u transferua gjatë afatit kalimtar në Chelsea pas një marrëveshje me Juventusin, me huazim me të drejtë blerje.

Kapiteni i Milanit, Romagnoli mendon se Gonzalo Higuain është sulomuesi më i mirë në botë.

“ Ende mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë Romagnoli për “Calciomercato”.