Higuain transferohet te Chelsea para të shtunës

Chelsea është duke shpresuar që ta kompletoj transferimin e sulmuesit të Milanit Gonzalo Higuain, para ndeshjes ndaj Arsenalit që luajnë të shtunën në kuadër të xhiros 23-të në Premierligë.

Sipas “Evening Standard”, Chelsea ka arritur marrëveshje me Milanin të mërkurën për transferimin e Higuainit të premten, pasi dëshirojnë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës.

Chelsea pritet ta marrë Higuainin në huazim me të drejtë blerje për 36 milionë euro.

Higuain në këtë sezon u transferua nga Juventusi në Milan, me të drejtë blerje, por argjentinasi nuk ka treguar atë që është pritur prej tij dhe për këtë arsye është larguar nga ‘Rossonerët’.