Higuain shumë afër Chelseat

Klubi londinez Chelsea është në kërkim të një sulmuesi. Dështimi i Alvaro Moratas për të plotësuar pritshmëritë, ka alarmuar drejtuesit e Chelseat për zëvendësimin e tij.

Së fundmi, mediat në Spanjë raportojnë se Gonzalo Higuain është shumë afër kalimit te blutë e Londrës.

Sipas Marcas, marrëveshja pritet të arritet në orët në vazhdim, me 31 vjeçarin që do të bëhet transferi i dytë i Chelseat në këtë mini-afat kalimtar, pas atij të Christain Pulisic.

‘El Pipita’ është në huazim tek Milano nga Juventusi, por Chelsea është e gatshme të paguajë 40 milionë euro për të dhe duke i ofruar argjentinasit pagë vjetore prej 8 milionë eurove.