Milan e rikthen Higuainin në Juventus, në vend të tij dëshiron Alvaro Moratan

Sulmuesi spanjoll i Chelseas, Alvaro Morata është lidhur më një trasnferim të mundëshëm tek Milani.

Sipas mediave italiane, Milan nuk do t’i paguaj 36 milionë euro në fund të sezonit për ta blerë Gonzalo Higuainin i cili pritet të rikthehet në Juventus, duke ia liruar vendin Alvaro Moratës.

Morata prej transferimit të tij në Chelsea në vitin 2017-të për 70 milionë euro ka dështuar të tregoj vlerat e tij dhe largimi i tij nga skuadra londineze duket i sigurt.

‘Tuttosport’, ka raportuar se për afatin kalimtar të janarit, Milan prioritet ka sulmuesin e Sampdorias, Fabio Quagilarella, pasi kanë dështuar ta rikthejnë Ibrahimovicin në  Itali.