Roma shënon fitore të lehtë ndaj Parmas (Foto)

Roma ka shënuar një fitore të lehtë përballë Parmas, me rezultat 0-2, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse u dominua nga Roma.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi romakëve të cilët i shënuan dy golat e fitores.

Së pari Cristante i kaloi në epërsi mysafirët pas asistimit të Cengiz Under në minutën e 58’.

Për golin e dytë u përkujdes Cengiz Under në minutën e 75’.

Roma pas kësaj fitore u radhit në pozitën e pestë me 30 pikë.