Foto: Roma/ Twitter

Roma rikthehet te fitorja, e mposht Sassuolon (Foto)

Roma ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Sassuolos, me rezultat 3-1,  ndeshje e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A.

Roma e nisi mirë dhe kaloi në epërsi në minutën e 8’ me Diego Perrotin nga penalltia.

Për golin e dytë u përkujdes Patrik Schick, në minutën e 23’. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë të dy ekipet shënuan nga një gol.

Së pari Roma e trefishoi epërsinë me mesfushorin Nicolo Zaniolon në minutën e 59’.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Babcar në minutën e 90’.

Pas kësaj fitore Roma, pozicionohet në vendin e shtatë me 27 pikë.