Ilustrim

Rita Ora dhe Dua Lipa urojnë 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Këngëtaret me famë botërore me origjinë nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë uruar Pavarësinë e Kosovës përmes postimeve në instagram.

Rita Ora ka postuar një fotografi të vitit 2012 nga videoklipi i saj “Shine your light” të cilin e kishte realizuar në Kosovë.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë. Shkëlqe çdo ditë – Unë realizova videon “Shine Your Light” në vitin 2012, një nga kujtimet e mia më të mira. Të dua shumë”, ka shkruar Ora në Insagram.

 

Në anën tjetër, këngëtarja Dua Lipa e ka postuar një foto e cila është e mbuluar me flamuj të Kosovës.

“Nga Kosova drejt botës. Urime Dita e Pavarësisë. Ju dua”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.