Takimi i refugjates me futbollistët | Foto: RTV 21

Refugjatja në Karrocë takohet me Lojtarët e Barcelonës

Adoleshentja siriane Nujeen Mustafa, refugjate e cila kaloi rreth 5000 km me karrigen e saj të invalidëve nga vendlindja e saj Aleppo për në Evropë në vitin 2015, realizoi njërën nga ëndrrat e saj –takimin me heronjtë e futbollit të Barcelonës.

Në klub vendosën për ta befasuar atë duke e dërguar Manu-në, shoferin e autobusit të Barçës, për ta marrë në Kolonjë dhe për ta kthyer në kryeqytetin katalanas ku yjet e klubit Lionel Messi dhe Andres Iniesta, në mesin e tjerëve, po prisnin për ta mirëpritur atë në Nou Camp./21Media