Reali shënon fitore të vështirë ndaj Ajaxit (Foto)

Real Madrid ka shënuar fitore mjaft të vështirë ndaj Ajaxit, me rezultat 2-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse Ajaxi shënoi një gol, por pas rishikimit të golit me sistemin VAR, goli i holandezëve u anulua.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Real Madridi në minutën e 60’ me Karim Benzeman.

Ajaxi e barazoi rezultatin me Ziyech në minutën e 75’.

Madrilenët e rikthyen epërsinë me Asension në minutën e 87’ pas një asistimi të mirë nga Carvajal.

Ndeshja e kthimit do të luhet në “Santiago Bernabeu” me 5 mars të këtij viti.