Rashica shkëlqen në fitoren e Werderit me dy gola

Werder Bremen e ka mposhtur Schalken me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesligë.

Në këtë ndeshje sulmuesi kosovar Milot Rashica shënoi dy gola.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Embolon në minutën e 29’.

Vendasit e barazuan rezultatin me një gol të bukur të Rashicës në minutën e 31’.

Werder kaloi në epërsi për herë të parë në minutën e 51’ me Krusen.

Super Milot Rashica në këtë ndeshje shënoi golin e dytë në minutën e 73’.

Djaloshi nga Vushtrria u zëvendësua në minutën e 84’.

Shcalke e ngushtoi epërsinë me Embolon në minutën e 85’.

Vendasit u kundërpërgjigjën përsëri me gol nga Harnik në minutën e 90+4’.

Pas kësaj fitoreje Werder pozicionohet në vendin e tetë me 36 pikë.