Foto: Werder Bremen/Twitter

Milot Rashica shënon super gol për Werderin (Video)

Sulmuesi anësor nga Kosova, Milot Rashica ka shënuar gol të bukur për Werder Bremin në minutën e 31’ pas asistimit të Kruses.

Rezultati i pjesës së parë në këtë ndeshje është 1-1.

Rashica është startues prej fillimit të ndeshjes, e cila është e vlefshme për xhiron e 25-të në Bundesligën gjermane dhe angazhimi i tij i shpeshtë në Werder mund të jetë lajm i mirë për kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e këtij muaji kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.