Foto: Atdhe Mulla-Kallxo.com

Rashica: Jam i gatshëm dhe do ta jap maksimumin për Kosovën

Sulmuesi anësor i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka folur për përgatitjet para ndeshjes me Danimarkën.

Rashica ka thënë se është i gatshëm për lojë dhe është i gatshëm që ta jap maksimumin, pa marrë parasysh se në cilën pozitë luan.

“Jam i gatshëm dhe do të mundohem me dhënë maksimumin pa marrë parasysh se në cilën pozitë luaj. Dallon taktika se si luajmë atje dhe taktika se si luajmë këtu, por unë do të mundohem me u përshtat dhe me dhënë ma të mirën në çdo pozitë. Për momentin po me ec shumë mirë atje dhe shumicën e ndeshjeve jam duke luajtur si qendër sulmues, por edhe këtu jam i gatshëm të luaj në tjera pozita”, ka thënë Rashica, duke folur për klubin gjerman Weder Bremen, ku ai luan.

Ai ka thënë se në këto dy ndeshje, ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë, pret që ta vazhdojë formën e mirë që po e kalon me Werderin.

“I kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe për momentin jam në formë të mirë dhe në rrugën e duhur edhe shpresoj me vazhdu sikur atje edhe këtu. Do të mundohem ta jap maksimumin dhe me pasë paraqitje shumë të mira. Është një ndeshje shumë e madhe për neve, është hera e parë që po luajmë një miqësore kundër një kundërshtari kaq të fortë. Kemi me u mundu me e dhënë maksimumin, me lujtë sikur është ndeshje për pikë”, është shprehur Rashica.

Foto: Atdhe Mulla-Kallxo.com
Foto: Atdhe Mulla-Kallxo.com