Foto: Facebook

PSV e ndal Tottenhamin (Foto)

PSV Eindoheven dhe Tottenhami kanë ndarë pikët në takimin e sotëm që u luajt në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

PSV dhe Tottenham kanë shënuar nga dy gola për rezultatin final 2:2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Lozanon në minutën e ’30.

Tottenhami arriti ta barazojë rezultatin vetëm pas nëntë minutave me brazilianin Lucas Moura pas asistimit të Trippier.

Pjesa e dytë nisi mirë për mysafirët, pasi në minutën e ’55 kaluan në epërsi me sulmuesin anglez Harry Kane.

Hugo Lloris u përkujdes që Tottenhamit mos t’i shkonin punët më mirë, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e ’79. E vendasit e shfrytëzuan epërsinë numerikë në fushë për të dalë në sulm ku kërkonin golin e barazimit të cilit ia arritën në minutën e ’87 me De Jongin.

Pas kësaj ndeshje Tottenhami radhitet në vendin e tretë me vetëm një pikë, ndërsa PSV-ja e fundit me një pikë.

Ndërsa ndeshja tjetër e Grupit A mes Club Brugge dhe Monacos ka përfunduar me rezultatin 1-1.