Foto: Facebook

PSG dëshiron Allan dhe Zielinskin e Napolit

Paris Saint-Germain që disa vite është duke pasur probleme me mesfushën, pasi repartin e mbrojtjes dhe të sulmit i ka prej më të mirëve në botë.

E për këtë, drejtuesit e PSG-së kanë menduar për zgjidhjet adekuate për problemin e mesfushës, e ata janë dy mesfushorët e Napolit, Allan dhe Piotr Zielinski.

Sipas “Tuttosport”, nga PSG-ja do të largohet francezi Adrien Rabiot, kurse si zëvendësues të tij priten të jenë Allan dhe Zielinski, ose vetëm njëri prej tyre.

Por, Napoli, nuk dëshiron që t’i shes mesfushorët në afatin kalimtar të janarit.

Arsye që mund të largohen mesfushorët Allan e Zielinski, është eliminimi nga Liga e Kampionëve me skuadrën e Napolit.