Profil, historia e Petr Cech, prej moshës 7 vjeçare deri në moshën 36 vjeçare (FOTO)

Petr Cech, ka lindur me 20 maj të vitit 1982, në Plzen të Çekisë.

Cech, prej moshës 7 vjeçare është stërvitur në akademinë e Viktoria Plzeni, deri në moshën 17-vjeçare, më saktësisht prej vitit 1989 deri në vitin 1999.

Cech, sa ishte lojtar i Plezen

Petr karrierën e tij profesionale e nisi në ekipin e Chmel Bisany në vitin 1999, ku qëndroi aty për dy vite, për tu transferuar tek skuadra e Sparta Pragues në vitin 2001.

Cech,  në moshën 19 vjeçare hyri në histori të Ligës së Çekisë, ku u bë lojtar i parë që nuk pranoi gol në 903 minuta.

Petr Cech, në fanellën e Sparta Prague

Portieri shtatëlartë falë formës së tij të mirë të treguar te Sparta Prague, pas një sezoni u transferua në ligën e francës Ligue 1, më saktësisht në skuadrën e Rennesit, për 5.5 milionë euro, pra, transferimi i tij në Francë ka ndodhur në vitin 2002.

Petr Cech, në fanellën e Rennesit në Ligue 1

Check qëndroi për dy sezone në skuadrën e Rennesit, ku edhe aty shfaqi formë të mirë, dhe falë asaj forme në vitin 2004 u transferua te skuadra e Chelseas për 9.8 milionë euro.

Petr Cech, kur u transferua në Chelsea në vitin 2004

Petr Cech, i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm, që mundet t’i fitoj një lojtar me një klub. Ai këta tituj i ka fituar prej vitit 2004 deri në vitin 2015, për 11 vite të plota.

Portieri çek, ka fituar katër herë Premier Leaguen, ku e mban rekordin me 24 ndeshje pa pranuar gol në sezonin 2004/2005.

Po ashtu, ka katër FA Cup, tri League Cup, njëherë Europa Leaguen, dhe titullin më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve, në vitin 2012, ku edhe i ka pritur tri penallti ndaj lojtarëve të Bayern Munich.

Cech, në momentin e pritjes së penalltisë në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Bayern Munich, në vitin 2012

Cech, në vitin 2011 u zgjedh si lojtari i vitit tek skuadra e Chelseas. Ai gjatë qëndrimit të tij në Chelsea, ka bërë 494 paraqitje për klubin, duke hyrë në histori të klubit, si lojtari i gjashtë me më së shumti paraqitje për klubin londinez.  Petr, mban rekord në klub si portieri me më së shumti herë portën e pa prekur në plotë 228 ndeshje.

Cech, në vitin 2015, pas 11 viteve u largua nga Chelsea në drejtim të Arsenalit për 12 milionë euro.

Cech, kur u prezantua te Arsenali në vitin 2015

Me Arsenalin, Cech, arriti ta fitoj FA Cup-en, duke e mposhtur Chelsean me rezultat 2-1.

Petr Cech, me trofeun e FA CUP, me skuadren e Arsenalit

Petr Cech, në sezonin 2018/19, me Arsenalin i ka bërë vetëm 7  paraqitje në Premierligë, ndërsa në tërësi në të gjitha garat i ka bërë 12 paraqitje.

Cech, poashtu ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Çekissë prej grupmoshave U15.

Gardiani i Çekisë, ka mbrojtur për shtetin e vet 124 ndeshje për Kombëtaren A, prej vitit 2002 deri në vitin 2016.

Petr Cech, me fanellën e Kombëtares së Çekisë

Ai me 15 janar e paralajmëroi tërheqjen nga futbolli profesional, duke shkruar se ka arritur t’i fitoj të gjithë titujt që i ka pasur synim dhe tani është koha ideale që të pensionohet.

“Meqë kam luajtur 15 vjet në Premier Ligë dhe kam fituar çdo trofe të mundshëm, ndjej se kam arritur gjithçka që mund të kisha arritur”, tha ish-portieri i kombëtares së Çekisë.

“Do të vazhdoj të punoj shumë me Arsenalin me shpresë për të fituar më shumë trofe këtë sezon”, shtoi ai.

“Ky është sezoni i 20-të si lojtar profesional dhe janë bërë 20 vjet qëkur kam nënshkruar kontratën e parë profesionale kështu që ndjej se është koha e duhur ta shpall pensionimin”, tha Cech.