Foto: Nga llogaria e Fejzi Kiqinës në Facebook

Kush është Fejzi Kiqina, kandidati i LVV-së për kryetar të Drenasit?

Fejzi Kiqina do jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Fejzi Kiqina është vëllai i heroit, Rasim Kiqina.

Para kandidimit të tij për kryetar komune, Kiqina ka ushtuar edhe shumë detyra e funksione tjera.

Fejzi Kiqina është i lindur në komunën e Drenasit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës gjatë viteve 2003/04. Nga viti 2006-2008 ka mbajtur pozitën e menaxherit në ‘KBK Kosmaqi’ në Drenas, ku kryesisht ka kryer punë prokurimi.

Ndërsa nga vitin 2008 deri në vitin 2012, Kiqina ka punuar si analist kreditor në institucionin mikrofinanciar ‘Finca’ në Drenas.

Nga vitin 2012 deri në vitin 2019 Kiqina vazhdoi punën në Bankën Ekonomike, si analist kredie për Drenas.

Kurse, në vitin 2019, Fejzi Kiqina u zgjodh anëtar i bordit të “TrainKos”.

Fejzi Kiqina, vëllai i heroit Rasim Kiqina, kandidat i LVV-së për kryetar të Drenasit