Prishtina shënon fitore ndaj Ponte Prizrenit (Foto)

KB Prishtina e ka mposhtur KB Ponte Prizrenin në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me rezultat 83-94.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të javës së mbetur nga xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çerekun e parë Ponte Prizreni e nisi furishëm, pasi e mbylli me 10 pikë epërsi (21:11).

Në çerekun e dytë Prishtina u këndell dhe arriti ta shkrij disavantazhin e pikëve nga 10 në vetëm 2 pikë.

Rezultati i pjesës së parë ishte 47:45, për Ponte Prizrenin.

Në pjesën e dytë, apo çerekun e tretë, Prishtina e mori lojën në dorë dhe e mbylli me shtatë pikë epërsi, 63-70.

Çereku i fundit ishte edhe më i lehtë për kryeqytetasit, pasi e mbyllën me 11 pikë epërsi.

Pra, rezultati final i ndeshjes ishte 94-83.

Në këtë ndeshje te Prishtina mungoi trajneri Dami Mulaomervic, e ekipin e drejtuan dyshja Andin Rashica dhe Illmen Bajra.

Te Prishtina më i dalluari ishte Divine Myles me 27 pikë.

Ndërsa te Ponte Prizreni, Malcolm Canada me 19 pikë.

KB Prishtina nga 22 ndeshje të zhvilluara i ka të gjitha fitore dhe pozicionohet në vendin e parë me 44 pikë.