
Basketboll: Peja mposht Bashkimin
02.12.2020 - 18:18
KB Peja e ka mposhtur KB Bashkimin, me rezultat 76-59, në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar të cilin e fituan pejanët me rezultat 21-19.
Edhe përiudhën e dytë e fituan vendasit me rezultat 20-14, duke shkuar në pushim me rezultat 41-33.
Peja tregoi se fitorja do t’i takonte atyre duke i fituar edhe dy çerekët e fundit për rezultatin përfundimtar 76-59.
Dardan Berisha ishte më i dalluari te Peja me 26 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime.
Kurse te Bashkimi më i miri ishte Musab Mala me 20 pikë, 10 kërcime e katër asistime.
Peja ka katër fitore në katër ndeshje, ndërsa Bashkimi një fitore dhe katër humbje.