Ilustrimi: Wall Paper Flare

Shtyhen ndeshjet e basketbollit

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll mes Ponte Prizrenit –Bashkimit dhe Peja – Ylli.

Lojtarët e skuadrave të Ponte Prizrenit dhe Bashkimit dolën në parket në kohën e duhur për ta luajtur ndeshjen në palestrën “Sezai Surroi”, e cila nuk u luajt.

Skuadrat pritën më shumë një orë, pastaj u vendos që ndeshja të luhet në një orar tjetër, të martën e ardhshme më 2 mars.

Deri të shtyrja e këtyre ndeshjeve erdhi si pasoje e mosmarrëveshjeve të platformave televizive “Kujtesa” dhe Artmotion” në lidhje me të drejtat e transmetimit të ndeshjes.

“Për shkak të disa problemeve për të drejtat mediale, ndeshja e paraparë mes dy skuadrave të Prizrenit nuk është zhvilluar. Ndeshja zhvillohet të martën nga ora 17:00 sipas të gjitha gjasave”, ka shkruar KB Ponte Prizreni në Facebook.

Edhe për ndeshjen Peja – Ylli, ishte gjithçka gati, lojtarët pritën më shumë se gjysmë ore në parket, por ndeshja u shty për një datë tjetër.

KALLXO.com, ka kontaktuar Federatën e Basketbollit të Kosovës, të cilët janë përgjigjur se shumë shpejtë do të dalin me një shpjegim zyrtar.