Basketboll: Vashat e Vëllaznimit triumfojnë ndaj Prishtinës

Vashat e Vëllaznimit kanë triumfuar ndaj KBF Prishtinës me rezultat 67-80, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së vajzave në basketboll.

Ndeshjen e nisën më mirë vajzat e Prishtinë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 17-10.

Çerekun e dytë e fituan mysafirët me rezultat 18-25, duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë 35:35.

Perioda e tretë i takoi në tërësi gjakovare të cilat e dominuan skuadrën prishtinase duke e fituar me rezultat 13:30. Rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 48:65, për Vëllaznimin.

Në çerekun e katërt, Vëllaznimi e ruajti epërsinë e krijuar duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 67-80.

Enxhi Xhanaj ishte më e dalluara te Kosovahome Prishtina me 26 pikë e 12 kërcime.

Kurse te Vëllaznimi u dalluan dyshja e huaj Sarah Mgrike me 28 pikë, 25 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Ravena Baker me 28 pikë e 7 kërcime.

Kosovahome Prishtina ka një fitore dhe një humbje, ndërkaq Vëllaznimi dy fitore nga dy ndeshje.