Prishtina krijon komoditet ndaj Flamurtarit në pjesën e parë

Ka mbaruar pjesa e parë ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit, me epërsinë 2-0 të vendasve duke krijuar një komoditet për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të xhiros së 23-të, pasi para dy jave nuk ishte zhvilluar për arsye të përgatitjes së stadiumit “Fadil Vokrri”, për Kombëtaren e Kosovës.

Golin e parë për Prishtinën e shënoi Meriton Korenica në minutën e 16′.

Epërsinë e dyfishoi sulmuesi nga Shqipëria, Mario Morina në minutën e 22′.