KB PRISHTINA - Foto: Facebook

Prishtina e nisë mirë në 'Europe Cup'

‘Z Mobile Prishtina’ e ka nisur mirë garën në ‘Europe Cupe’ duke shënuar fitore bindëse ndaj ‘Cherkaski Mavpyt’ në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me rezultat 92-82.

Prishtina pjesën e parë e mbylli me epërsi prej tetë pikësh 51:43.

Çereku i tretë ishte edhe më i mirë për “Plisat”, pasi e mbyllën me 14 pikë epërsi, 70-64.

Ndërsa çereku i  fundit përfundoi për rezultatin përfundimtar 92-82.

Më i miri për vendasit ishte Dardan Berisha me 24 pikë e tri asistime.

Pas kësaj fitore Prishtina radhitet e para në Grupin D të FIBA ‘Europe Cup’ pas ndeshjes së parë.