Përfitimet e Pabesueshme Nga Korja e Bukës

Korja e bukës ngjan më inferiore në krahasim me tulin e butë, megjithatë, në aspektin shëndetësor, ajo është shumë herë më superior.

Sipas të dhënave e studimet mbi ushqimet favorizojnë më shumë konsumin e kores së bukës.

Korja e bukës kundër qelizave të dëmshme

Një studim Gjerman i kryer në vitin 2002 zbuloi se korja e bukës përmban nje antioksidant andiksiodantqë është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme.

Sipas studimeve, ky antioksidant gjendet tetë herë më shumë tek korja se sa tek tuli.

Ky antioksidant quhet pronillysine dhe formohet gjatë gatimit të bukës, si të asaj me maja ashtu edhe asaj pa maja.

Është e pasur me fibër

Buka përmban shumë fibër që ndihmon për tretjen dhe parandalimin e problemeve të sistemit tretës.

Pjesa që ka më shumë fibër është korja e saj.

Cila bukë është më e mira?

Antioksidanti magjik tek korja është në kulmin e vet kur buka piqet.

Studiuesit kanë zbuluar se buka e grurit dhe ajo e elbit kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve.

Sipas tyre, është e rëndësishme të konsumoni bukë me drithëra të plotë, të papërpunuara dhe të pazhveshura nga ushqyesit.

Një bukë e tillë është e pasur me fibër dhe ushqyes të tjerë. Sigurohuni që buka që blini të jetë 100% me miell të drithit të plotë.