Foto: Universiteti i Maltës

OBSH Pritet ta Njohë si Çrregullim Varësinë nga Lojërat Kompjuterike

Në vitin 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet ta njohë si çrregullim mendor përdorimin e video-lojërave në mënyrë obsesive, ka raportuar CNN.

Rrjeti amerikan i lajmeve ka bërë të ditur se OBSH e ka bërë një hap në përfshirjen e “çrregullimit nga lojërat” në draftin e botimit të 11-të të Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve.

Ky draft pritet të publikohet vitin që vjen.

Në këtë draft “çrregullimi nga lojërat” është përkufizuar si sjellje e vazhdueshme apo e rishfaqshme me ashpërsi që rezulton në çrregullimin e marrëdhëniet personale, familjare, arsimore, profesionale apo aspekteve të tjera të funksionimit të njeriut.

CNN ka raportuar se në këtë draft, çrregullimi karakterizohet nga mungesa e kontrollit dhe vendosja e lojërave si prioritet madje edhe përshkallëzimi (eskalimi), pavarësisht pasojave.

Ndërkaq, edhe Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar për çrregullimet dhe problemet shoqërore që rrjedhin nga teknologjia, për shqetësimet që disa njerëz i kanë kur mbeten pa bateri në telefon.

Nomofobia – Sëmundja ‘Dhuratë’ nga Teknologjia