Nomofobia – Sëmundja ‘Dhuratë’ nga Teknologjia

Asnjë revolucion nuk ka ndryshuar më shumë njerëzit sesa zhvillimi i pandalshëm e i shpejtë i teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale. Bota është zvogëluar, ndërsa kurbeti është bërë shumë më i përballueshëm. Por, sa më “mbinjerëzore” po bëhet teknologjia, njeriu “po harron” të komunikojë ballë për ballë. Ai po ndërton online një model të vetes siç dëshiron të jetë. Varësia nga teknologjia tashmë është diagnostifikuar nga mjekët si çrregullim me emrin Nomofobia.