Neymar suspendohet me tri ndeshje mos lojë pas grushtimit që i bëri një tifozi

Lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit Neymar, është dënuar me tri ndeshje mos lojë, pas grushtimit të një fansi pas humbjes që e pësoi Parisi në finale të Kupës së Francës ndaj Rennesit.

Pas humbjes së Parisit në penallti nga Rennesi në finalen e Kupës së Francës, duke u ngjitur lartë që ta marrë medaljen, ai e kishte grushtuar një tifoz.

E për këtë nuk ka qëndruar duarkryq Federata e Futbollit të Francës, ku e kanë dënuar brazilianin me tri ndeshje mos lojë.

Neymar po ashtu është dënuar edhe me tri ndeshje mos lojë në Ligën e Kampionëve, pasi kishte ofenduar gjyqtarët pas humbjes së Parisit ndaj Manchesterit në Ligën e Kampionëve.

Pas këtij suspendimi Neymar pritet të fokusohet në “Copa America” me Brazilin, ku ndeshjen e parë do ta kenë me 14 qershor ndaj Bolivisë.

Për ta parë videon se ku e ka grushtuar tifozin klikoni KËTU.