Manchester United dhe Bayern Munich dëshirojnë transferimin e Neymarit

Largimi i brazilianit Neymar nga Paris Saint – Germain duke e sigurtr në këtë afat kalimtar të verës.

Vet braziliani Neymar dëshiron largimin nga francezët, destinacioni i tij i preferuar mbetet Barcelona.

Por, gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se tani ka ekipe tjera të interesuara për yllin brazilian.

Neymar nuk erdhi fillimisht në fazën përgatitore të Parisit duke zgjuar zëra se dëshiron largimin nga kampionët e Francës.

Tani mediat spanjolle po shkruajnë se për të kanë hyrë në garë edhe Manchester United dhe Bayern Munich.

Por gjasat që Neymar të transferohet në Unitedh dhe Munich janë të pakta, pasi ai e preferon Barcën.