Reali në Paris për Neymarin

Përfaqësuesit e skuadrës Real Madrid kanë shkuar në Paris të Francës për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të Neymar.

Kujtojmë se ky klub është i vendosur që ta përvetësojë futbollistin 27 vjeçar; prandaj është duke bërë të gjitha përpjekjet për ta realizuar këtë qëllim, shkruan Goal, transmeton KK.

Pavarësisht faktit që së fundmi një ofertë e tyre u refuzua nga PSG, Madridi nuk dëshiron të heq dorë nga përpjekja për të nënshkruar kontratë me yllin brazilian.